| Chapter 12 |
1 | Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.
|
2 | Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.
|
3 | Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ``Mallkuar qoftë Jezusi!``; edhe asnjë nuk mund të thotë: ``Jezusi është Zot``, veç se në Frymën e Shenjtë.
|
4 | Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.
|
5 | Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.
|
6 | Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.
|
7 | Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.
|
8 | Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;
|
9 | një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;
|
10 | një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.
|
11 | Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.
|
12 | Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.
|
13 | Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.
|
14 | Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.
|
15 | Sikur të thoshte këmba: ``Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit``, mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
|
16 | Dhe sikur veshi të thoshte: ``Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit``, mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
|
17 | Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?
|
18 | Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.
|
19 | Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?
|
20 | Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.
|
21 | Dhe syri nuk mund t`i thotë dorës: ``Unë nuk kam nevojë për ty``; dhe po ashtu koka nuk mund t`u thotë këmbëve: ``Unë nuk kam nevojë për ju``.
|
22 | Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat;
|
23 | dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.
|
24 | Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,
|
25 | që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.
|
26 | Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.
|
27 | Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.
|
28 | Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.
|
29 | A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?
|
30 | A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë?
|
31 | Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t`ju tregoj një udhë shumë më të lartë.
|